Ministri i shtetit gjerman në Ministrinë e Jashtme i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Shqipëri Kivid, kanë zhvilluar një vizitë sot pasdite në selinë demokratike, Lëvizja Reformatore ku janë takuar me deputetët Pollo, Vejsiu, Demi dhe Xhaferri. Gjatë takimit u diskutua gjendja në rajon si dhe situata politike në Shqipëri. Pollo falenderoi ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë për zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE dhe NATO.
Ai shprehu gjithashtu nevojën për ndryshime demokratike dhe në strukturat politike shqiptare. Ministri i shtetit gjerman Zopel përshëndeti zgjedhjet që u zhvilluan në Shqipëri dhe Kosovë dhe theksoi se këto zgjedhje ishin një hap i madh i rëndësishëm në rrugën drejt demokracisë dhe konsolidimit të strukturave shtetërore./tvklan.al