Presidenti francez Emmanuel Macron u takua këtë të hënë në Versajë homologun e tij rus Vladimir Putin, i pari kryetar shteti që pritet nga shefi i ri i Elizesë. Forcimi i partneritetit Paris –Moskë ishte fokusi i takimit. Macron theksoi në konferencën për shtyp se kryefjala mbetet lufta kundër terrorizmit.

Emmanuel Macron (President i Francës)

Asnjë sfidë e rëndësishme me të cilën përballet sot bota nuk mund të trajtohet pa dialoguar me Rusinë. Përparësia jonë është lufta kundër terrorizmit. Është arsyeja kryesore ofensivës sonë në Siri. E kam thënë hapur, përdorimi i armëve kimike do të marrë përgjigjen e menjëhershme të Francës.

Takimi mes dy krerëve të shteteve pritej me kureshtje, pasi nuk janë të pakta çështjet që ende i ndajnë ata, sikurse është aneksmi i Krimesë, dyshimet se hakerat rusë kanë tentuar të manipulojnë zgjedhjet e fundit në Francë, apo tensionet për përjashtimin e dy agjencivce të lajmeve RT dhe Sputnik, nga një konferencë e Emmanuel Macron. Presidenti Macron siguroi se pati një bisedë të sinqertë me Putinin, pavarësisht se ende kanë qasje të ndryshme.

Putin nga ana e tij i quajti zërat për ndëryrje të Rusisë në zgjedhje si supozime të mediave.

Vladimir Putin (President i Rusisë)

Shtypi mund të thotë gjithçka, për këtë punë është. Por në politikë nuk mund të bazohemi në supozime që nuk kanë asnjë konfirmim. Ne duhet të përqëdrohemi në bashkimin e forcave për luftën kundër terrorizmit.

Shefi i Kremlinit ftoi presidentin Macron për një vizitë në Moskë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Vizita e Putin përkon me 300-vjetorin e vizitës së parë në Francë të carit rus Pjetri i Madh.

Tv Klan