Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar pas takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me ambasadorët e akredituar në vendin tonë dhe atë të SHBA, në fokus të së cilit ishte lufta kundër kanabisit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ristani thotë se është droga ajo që e bën Ramën të papërgjegjshëm për çfarë thotë dhe bën. Sipas tij, pasi e ka mohuar për një vit radhazi, kryeministri kërkon tani të justifikohet përpara ambasadorëve dhe vendeve të BE. Këta të fundit, sipas Ristanit, e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë.

“Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit më rradhë tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vëndeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë”,

thotë Ristani.

Më pas, ai shkruan se Rama duhet t’i sqaronte sot ambasadorët për:

Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?

Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?

Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?

Pse nuk arrestohet Klement Balilaj, i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?

Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e siperfaqes se pa shkateruar, sipas Rames, jane kapur gati 200 ton.

A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash.

Ristani shtron edhe dy pyetje për atë që ai e konsideron “shown me leterpërgjigjen e Avramopulosit”.

Pse i çove letër Averamopulisit për t’i kërkuar ndihmë pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?

Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr?

“Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se t’i njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues. Tashmë është tepër vonë për shoën propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashi”

, e përfundon deklaratën e tij Ristani./tvklan.al