Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ambasadori i SHBA në Tiranë Josef Limpreht, ka takuar sot në hotel Rogner, kryetarin e PS Fatos Nano. Mësohet se Nano e Limpreht kanë diskutuar rreth problemeve parazgjedhore dhe mundësitë e dialogut mes partive politike. Pas takimit ata deklaruan.

Josef Limpreht:- “Kemi pasur një takim shumë të këndshëm si gjithmonë. Folëm për politikën, por nuk mund të them detaje, pasi takimi ishte privat. Përsa i përket procesit zgjedhor, dialogu është shumë i rëndësishëm. Ne jemi shumë të lumtur të shohim partitë politike, të ulura së bashku rreth tavolinës së rrumbullakët”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego