Edhe burrat shfaqin tendencat e modës
Tapeti i kuq nuk është më ekskluzivitet vetëm i femrave. Meshkujt po shfaqin tendencat e fundit të modës dhe numri i tyre sa vjen dhe rritet.
Sipas ekspertëve, fuqia e meshkujve shkon përtej ngjyrave dhe ka të bëjë me estetikën dhe aksesorët.
Meshkujt nuk përdorin tashmë vetëm unaza dhe byzylykë, por edhe karfica apo objekte të tjera zbukurimi.
Ceremonia e çmimeve OSCAR është shumë afër dhe ekspertët parashikojnë që meshkujt në tapetin e kuq do të preferojnë kostumet në kadife, ose me shkëlqim për një pamje sa më luksoze.
Por meshkujt e Hollivudit iu kushtojnë rëndësi edhe këpucëve, tashmë pasaportë e rëndësishme kur bëhet fjalë për joshjen, apo çorapeve, për një stil më intrigues.
Tv Klan