Qyteti i Dortmundit në Gjermani është veshur ditën e sotme kuqezi duke pritu ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Mijëra tifozë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të mbështetur kombëtaren e tyre të zemrës.
Nga ana tjetër autoritet lokale gjermane por edhe forcat shqiptare të cilat kanë shoqëruar ekipin kuqezi, po punojnë për mbarëvajtje e vendit.
Në një intervistë të shkurtër nga Dortmund për Klan Neës, mistri i Brendshëm Taulant Balla tha se deri në këto momente gjithçka është në rregull dhe në një monitorim të vazhdueshëm.
Ndër të tjera ai theksoi se tifozët kuqezi dinë si të shkëlqejnë me sjelljen e tyre në mbështetje të Kombëtares njësoj si në Kampionatin Europian 2016 që u luajt në Francë.
“Në fakt edhe dje kur ishte hapja ka pasur incidente mes tifozëve në Mynih në ndeshjen e Gjermanisë me Skocinë. Ndërkohë që shqiptarët dinë të shkëlqejnë në mënyrë unike edhe me sjelljen e tyre në këtë vigjilje të kësaj ndeshjeje. Gjatë takimit me drejtuesit e operacionit policor që kujdeset për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm sportive, sikurse është ndeshja ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Italisë raportohet që nuk ka pasur asnjë incident deri më tani nga tifozët, ndërkohe që të gjithë e dimë që ka prezentë shumë më të madhe të tifozëve të qytet krahasuar me numrin e biletave në dispozicion për të marrë pjesë.
Por kjo tregon një mbështetje siç i ka hije shqiptarëve unë e kam thënë edhe në një moment tjetër, në 2016 Shqipëria ka ikur nga Europiani i Francës me një kupë të veçantë. Kupa dedikuar tifozëve për shkak të sjelljes që kanë treguar, por edhe për shkak të gjithë organizimit që kanë bërë tifozët, e jam shumë i bindur që të gjitha grupimet e tifozëve shqiptarë me në krye tifozët kuqezi kanë përgatitur edhe sot atë pjesë të bukur të përfaqësimit tonë,” tha ministri Balla.
/tvklan.al