Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo ka votuar ditën e sotme në qendrën në Palasë. Pas votimit, Tavo ka thënë se ditën e sotme e kanë fjalën himariotët për të votuar teksa ka shtuar se procesi deri më tani ka qenë i qetë.
Me urimin që procesi i votimit të shkojë ashtu si ka nisur, Tavo i ka bërë thirrje zgjedhësve që të dalin masivisht për të votuar për atë që ka thënë se është projekti dhe alternativa më të mirë për Himarën.
Vangjel Tavo: Sot e kanë fjalën Himara dhe himariotët për të votuar. Procesi deri tani ka qenë shumë i qetë. Uroj që ky proces të vijojë kështu sikurse ka mbizotëruar dhe gjatë fushatës elektorale. I bëj thirrje të gjithë banorëve të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën.
I pyetur në lidhje me moslejimin e rreth 200 zgjedhësve për të votuar në Himarë fshat për shkak të skadimit të kartave të tyre të identitetit, Tavo ka thënë se kjo është çështje e ligjit, për të cilën nuk preferuar të japë koment./tvklan.al