Gjatë ndeshjes Portugali – Turqi loja u ndërpre disa herë për shaka se disa tifozë hynë në fushën e blerë. Kësaj here arsyeja nuk ishte fama, por një selfie me një prej yjeve më të mëdhenj të historisë së futbollit, Cristiano Ronaldo .
Pesë tifozë mundën të arrinin Cristiano Ronaldon dhe të përpiqeshin të bënin selfie me të pasi pushtuan fushën, një shkelje e rëndë e sigurisë.
Një tifoz i ri ishte i pari që iu shmang stjuardëve në minutën e 69-të të ndeshjes së Grupit F në Westfalenstadion, me Ronaldon që i lumtur pozoi për një selfie përpara se i riu të përcillej nga siguria.

Por kjo çoi në disa përpjekje të tjera gjatë lojës dhe për një moment, Ronaldo u pa i frustruar me gabimet e ekipit të sigurisë.

Mbështetësi i dytë, një tifoz më i vjetër që pushtoi fushën 15 minuta pas incidentit të parë. Ai kapi Ronaldon nga qafa, mesa duke pasi nuk arriti në përpjekjen e parë për të bërë një selfie me lojtarin e Al Nassr.

Ronaldo i ktheu shpinën tifozit, i cili e mbajti 39-vjeçarin, deri sa më në fund forcat e sigurisë e larguan nga sulmuesi dhe më pas e nxorrën nga fusha.

Pati dy incidente të tjera para përfundimit të ndeshjes dhe një pak më pas, me Ronaldon që largoi një nga tifozët pasi siguria e stadiumit nuk arriti të ndalonte hyrjen e tyre në fushë.
