Rreth 100 të burgosur janë futur në greve urie, në burgun e Reçit në Shkodër. Burime bëjnë të ditur se të burgosurit kanë refuzuar ushqimin, për shkak të mos lejimit të vizitave nga familjarët dhe pezullimit të lejeve.
Këto masa janë marrë që prej nisjes së pandemisë, por të dënuarit kërkojnë pikërisht heqjen e tyre, pasi i cilësojnë drastike. Greva në këtë institucion të vuajtjes së dënimit vijon prej 2 ditësh./tvklan.al