Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të një jave ndaj euros, pas publikimit të të dhënave të dobëta për tregun e punës në SHBA. Të premten dollari amerikan humbi më shumë se 1% ndaj euros, pasi të dhënat për muajin Shtator tregonin, se ekonomia amerikane kishte krijuar më pak vende të reja pune nga ç’pritej nga tregjet financiare.
Në mesditë, në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.24 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku ka fituar sot pikë ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj euros./tvklan.al