Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botërore pas rritjes spektakolare të fillim javës. Rritja bëri që dollari amerikan të shënonte nivelet më të larta që prej fillimit të vitit ndaj euros, frangës zvicerane dhe jenit japonez.
Sot gjatë mbledhjes së saj të radhës Banka Qendrore Europiane pritet të lërë të pandryshuar normat e interesit për euron, ndërkohë që kohët e fundit është shtuar presioni mbi Bankën Qendrore Europiane nga ana e politikanëve të europës, për të ulur normat e interesit të eurozonës.
Investitorët gjithashtu janë në pritje të të dhënave mjaft të rëndësishme mbi tregun e punës, që do të publikohen gjatë ditës së nesërme në SHBA, për të parë nëse treguesit e punësimit janë në rritje. Nëse këto të dhëna do të jenë pozitive, do t’i hapet drita jeshile rezervës federale amerikane, për të rritur normat e interesit për dollarin, që ndodhet tashmë në nivelet më të ulëta që prej viti 58.
Rritja e mundshme e normave të interesit për dollarin, shihet nga analistët ndërkombëtar, si një hap që mund të ndryshojë tërësisht ndjenjën negative ndaj monedhës amerikane, që ka mbizotëruar dy vitet e fundit tregjet financiare. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme të raporteve të monedhave kryesore ndaj lekut, pas lëvizjeve që shoqëruar ditët e fillim javës./tvklan.al