Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botërore pas rënies së konsiderueshme gjatë kësaj jave në pritje të treguesve ekonomik nga SHBA. Euro është vlerësuar gati 6% ndaj dollarit vetëm javën e fundit dhe 15% që prej fillimit të vitit.
Kohët e fundit dollari amerikan ka reaguar negativisht edhe pse treguesit ekonomik në SHBA mbështesin një rritje ekonomike të qëndrueshme. Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është vlerësuar me shpejtësi ndaj dollarit amerikan, por dhe ndaj monedhës së përbashkët euro edhe pse euro ka shënuar nivele rekord ndaj dollarit në shtetet e huaja./tvklan.al