Lajme Arkiva 2004
Dollari amerikan sërish u shkëmbye në nivelet më të larta të 5 muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët evropiane dhe Frangës zvicerane.
Dollari Amerikan vazhdon të mbështetet fortë nga pritjet e tregjeve financiare për një rritje të mundshme të normave të interesit në muajt e ardhshëm.
Këtyre pritjeve u shtohen edhe presionet e reja mbi Bankën Qendrore Evropiane nga ana e politikanëve evropian, për t ulur normat e interesit të eurozonës.
Sterlina angleze arriti të vlerësohej si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj Euros. Sipas informacioneve të bankës italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare ka humbur terren ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që leku është zhvlerësuar kundrejt monedhës evropiane./tvklan.al