Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan humbi sërish terren ndaj monedhave kryesore botërore, pasi rritja e çmimit të naftës dhe shifrat rekord të deficitit tregtar të SHBA, kanë rritur shqetësimin e investitorëve rreth gjendjes së ekonomisë amerikane.
Kështu sot, Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta të dy muajve të fundit ndaj frangës, në një kohë që monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në mesditë në nivelin 1 euro baras me 1.24 dollarë. Faktorë të tjerë si rënia e ditëve të fundit të bursave aksionere njujorkeze dhe pasiguria përpar zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kanë rritur presionin mbi monedhën amerikane.
Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sot ndaj dollarit amerikan, në një kohë që leku vazhdon të shkëmbehet i qëndrueshëm ndaj euros./tvklan.al