Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Monedha e përbashkët euro humbi terren ndaj dollarit amerikan pas komenteve të presidentit të Bankës Qendrore Europiane, ndërsa jeni japonez shënoi nivelet më të larta që prej një muaji ndaj dollarit amerikan.
Komentet e sotme të presidentit të Bankës Europiane Qendrore, konfirmojnë bindjen e krijuar javët e fundit në tregjet financiare, se Banka Qendrore Europiane po tregohet shumë e kujdesshme në qëndrimet e saj, duke mos përjashtuar një ulje të normave të interesit për euron, duke parë dhe treguesit e dobët ekonomik të eurozonës.
Një ulje e mundshme e normave të interesit të eurozonës, do të ngushtonte hendekun midis normave të interesit të euros dhe dollarit amerikan, si dhe monedha europiane mund të vihej nën presion të madh.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar lehtësisht ndaj euros, ndërkohë që leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan./tvklan.al