Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan vazhdon të luhatet në një zonë të ngushtë shkëmbimi ndaj monedhave kryesore pa një drejtim të qartë, në një kohë që investitorët janë në pritje të të dhënave mjaft të rëndësishme për punësimin në SHBA, që do të publikohen të premten.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.22 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare ka humbur pikë si ndaj dollarit amerikan, ashtu edhe ndaj euros duke u stabilizuar pas mbiçmimit të ditëve të fundit./tvklan.al