Menaxheri Sokol Haxhia, ka treguar një episod të veçantë, për ish-futbollistin Jurgen Gjasula, gjatë kohës që ai ishte pjesë e Litex Lovech, në Bullgari.
Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Haxhia deklaroi se në një ndeshje, e gjithë tribuna ishte nga tifozë femra, të cilat mbanin fanellën e Gjasulës.
Sipas tij, edhe presidenti i klubit, merrte në telefon Alban Bushin, pasi ishin në një skuadër, që ta fuste në “rrugën e duhur”.
Pjesë nga biseda:
Sokol Haxhia: Bushi dhe Jurgen Gjasula, kanë luajtur tek i njëjti ekip në Bullargi, Litex Lovech. Unë kam qenë në stadium. Nuk ishte faji i Gjasulës. Te tribuna qendrore, kishte më shumë femra sesa meshkuj dhe mbi të gjitha, kishin të gjitha bluzën e tij.
Genti: Ky djali më kaq shpërqendrime sa ka pasur, unë çuditem si është futur në fushë?!
Haxhia: Presidenti merrte shpesh Bushin në telefon dhe i kërkonte ta këshillonte.
Genti: Kishin gjetur personin e duhur për ta këshilluar. Bushin!
Çaushi: Ti e paske marrë në qafë! / tvklan.al