Dita e Shën Valentinit u përket të dashuruarave, por këta të fundit pas kësaj kanë halle të tjera. Dhuratat për partnerin/en mund të kushtojë shumë për portofolin e njërit apo tjetrit. Megjithatë ju të dashuruar mendoni pozitivisht! Ka më keq! Imagjinoni sikur të jeni “single”…
Sondazhet e fundit kanë dalë në rezultatet se kostoja e jetesës për një person beqar është më e lartë se ajo e një çifti.
Për të gjithë ata që nuk e kanë në plan të lidhen, bashkëjetojnë apo të martohen, mund të jetë një shtysë që t’i mendojnë gjërat “me laps e letër”.
Sipas një raporti të publikuar në “SkyNews” të jesh beqar kushton rreth 2500 paund më shumë. Beqarët detyrohen të shpenzojnë 22% më shumë për qira dhe energji, 28% më shumë ushqim e 32% më nevoja të tjera alternative.
Raporti i tregon se në fund të muajit personave “single” u mbeten vetëm 42 paund, ndryshe nga çiftet./tvklan.al