Dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh në një spital ushtarak
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë plagosur pasi dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna armësh janë regjistruar në një spital ushtarak në Afganistan.
Ngjarja ndodhi në hyrje të spitalit në qendër të Kabulit.
Nuk dihet ende se kush i shkaktoi shpërthimet por sipas agjencisë së lajmeve “Bakhtar” disa luftëtarë te ISIS hynë në spital dhe u përleshën me forcat e sigurisë.
Nuk ka asnjë reagim nga radhët e talebanëve apo qeveria. Kujtojmë që ngjarje të këtij lloji janë të shumta në Kabul që kur talebanët morën pushtetin në muajin Gusht. Sulme kanë ndodhur kryesisht në xhami, ku janë regjistruar dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS), që në Afganistan vepron si ISIS-K.
Klan News