Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Komisionin e Ligjeve, ku është shprehur se me kërkesë të SPAK janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë rreth 41 milionë Euro.
Altin Dumani: Nga numri prej 575 persona nën hetim, 457 prej tyre janë hetuar me masë sigurimi, ndërsa 118 persona nën hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Janë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri me vlerën në total rreth 41 milionë Euro.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme është shprehur se numri i të paraburgosurve për llogari të SPAK është 237, pra 8.5% e numrit total të personave që vuajnë dënimin në ambientet e heqjes së lirisë.
Altin Dumani: Detyra jonë është të mbledhim prova dhe mbi bazën e tyrë të akuzojmë dhe këtë e bëjmë në respekt të parimit ligjor ku mbajmë në kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe respektimin e të drejtave të njeriut duke pasur parasysh se shumë nga subjektet tona janë zyrtarë që përfaqësojnë shtetin shqiptar.
Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot ndër më të fuqishmit në botë dhe në një nivel të sofistikuar subjektesh, masa arrest me burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit, për të cilat është kërkuar ose jo një masë sigurimi.
Aktualisht, numri total i të paraburgosurve nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit është 2 mijë e 817, ku vetëm 237 të paraburgosur janë për llogari të SPAK. Pra, të paraburgosurit nga SPAK zënë vetëm 8.5%. Ky numër është më pak se 9% e totalit.
/tvklan.al