Janë ende në pritje të përgjigjes nga deputeti Ndre Legisi për datën se kur e kanë kryer shkeljen si drejtues të departamenteve të ndryshëm në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Kërkesa e drejtuar kryetarit të nënkomisionit të përhershëm parlamantarë për SHISH, Ndre Legisi ju drejtua këtij të fundit pasi në disa seanca të zhvilluara me dyer të mbyllura, juristi i këtij institucioni është shprehur se nuk mund të jap këto llojë informacionesh pasi përbëjnë sekret. Mirëpo sipas pretendimit të 4 ish drejtorëve të larguar nga puna kjo përbën shkelje nga ana e palës së paditur, SHISH-it dhe për këtë arsye i janë drejtuar komisionit të vetëm që mund të kryej kontrroll në këtë institucion.
Këto janë disa pjesë të procesverbalit të mbajtur me dyer të mbylluara për këtë çështje. Seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së drejtoreshës së personelit të SHISH, Vera Halilaj, si dëshmitare. Paditësit thonë se ndonëse në gjykatë është paraqitur një shkresë se dëshmitarja ka qënë sëmurë, ata kanë vërtetuar se ndodhej në punë ditën e djeshme. Kjo është e vetmja dëshmitare e procesit, pasi gjykata rrëzojë kërkesën e avokatëve për ardhjen si dëshmitare të ish kreut të SHISH, Fatos Klosi, deputetit Ndre Legisi dhe disa ish drejtuesve të të njëjtit institucion, si dhe kreut aktual të tij, Kujtim Hysenaj.
Paditësit të cilët kanë statusin e ushtarakut, kërkojnë nga drejtësia shfuqizimin e urdhërit për lirimin e tyre dhe rikthimin në detyrën e mëparshme./tvklan.al