Lajme Arkiva 2003

Mjaft të rinj dhe nxënës të shkollave të mesme në Elbasan të udhëhequr nga mësuesi shqiptaro-serb Millan Judovic, organizuan një tubim solidariteti me simbolet kombëtare.

Shkak i organizmit të këtij tubimi ishin incidentet e Himarës në 12 Tetor, vrasja e emigrantit Vullnet Bytyçi nga ushtarët grek dhe poshtërimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Procesioni u zhvillua përgjatë bulevardit kryesor të qytetit. Të rinjtë mbanin flamurin kombëtar në duar ndërkohë që brohorisnin “Rroftë Shqipëria!”, “Himara shqiptare!”, “Rroftë flamuri shqiptar!” etj. Pjesëmarrësit paralajmëruan për tubime me përmasa akoma më të mëdha në të ardhmen.

“Kjo është zemra e shqiptarëve, ky flamur ku është derdhur gjak, ky flamur ku është derdhur gjak shekullor nga baballarët tanë  dhe duhet të jemi krenar, kjo është Shqipëria jonë dhe jo e popullit grek, Shqipëria nuk është Al-Qaeda, por është populli më paqësor në Ballkan. Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptar!”/tvklan.al