Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me armë në një supermarket në Arkansas në SHBA.
Në mesin e të lënduarve janë edhe dy efektivë policie të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.
Nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda apo jashtë supermarketit ndërsa motivet e këtij krimi ende janë të paqarta.
Tv Klan