Ditën e shtunë tek Amfiteatri në Tiranë në orën 11:00 datë 15 Janar 2022 do të zhvillohet Kongresi i Rinisë së Partisë Socialiste.
Mësohet se në Kongres do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, ministra të ndryshëm të qeverisë dhe Kryesia e FRESSH në të gjithë Shqipërinë.
Kongresi do të zhvillohet për prioritetet, strategjitë dhe programet e reja që ka qeveria për rininë, ku vëmendja kryesore për qeverinë në këtë mandat do jetë rinia dhe zhvillimi i saj./tvklan.al