Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Policia e Tiranës pak minuta përpara ndërrimit të ditëve, mbrëmjen e djeshme ka nxjerë nga geva e urisë 6 ish-punonjës të Teatrit të Operas dhe Baletit, të ngujuar për 6 ditë rresht në Teatrin e Kukullave. Kërkesat e këtyre artistëve shkak për hyrjen në grevë, kanë qenë:

1. Dorëheqja e drejtoreshës Zana Çela dhe stafit të saj.

2. Dorëheqje të ministrit të Kulturës, Edi Rama.

3. Ndryshimi i projektligjit për teatrin.

Dje mjaft individë të njohur janë prononcuar për këtë qëllim, por pasdite vonë mbrrin dhe qëndrimi zyrtrë nga kryeministria. Qeveria nuk tërhiqet përpara çdo presioni. Ajo do të zbatoj Kushtetutën. Tre orë më vonë policia që ndërhyri për nxjerrjen e grevistëve i ka shoqëruar për në spitalë, ku nuk kishin probleme të rënda, ndërsa sot janë lënë të lirë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti