Prindërit që kanë fëmijët në shkollë këtë vit do t’u thonë stop radhëve të gjata në librari, sepse tekstet shkollore do të shpërndahen në shkolla.

Viti akademik 2010-2011 do të sjellë një serë ndryshimesh për sa i përket cilësisë së librit dhe çmimit të tij.

Myqerem Tafaj: “Këtë vit, libri do të shitet direkt në shkollë. Kjo do eliminojë radhët e gjata dhe do sigurojë një mbikëqyrje drejtpërdrejtë nga drejtoria e shkollës. Për të eliminuar mangësitë që janë vënë re në disa tekste, këtë vit përfshijmë në formulën e vlerësimit të tekstit në procesin e përzgjedhjes autorin në shkollat tona në vitin 2010-2011, nuk do të hyjë asnjë libër i pa certifikuar, asnjë fletore pune e pa certifikuar, asnjë libër ushtrimesh pa certifikuar”.

Autorët e teksteve shkollore dhe shtëpitë botuese duhet të jenë të kujdesshëm, nëse duan që libri i tyre të përzgjidhet, pasi një mospërputhje të dhënash do ti eliminojnë nga konkursi.

Përsa i përket subvencionimit edhe këtë vit ata që marrin ndihmë ekonomike dhe minoritetet do ti marrin librat falas, ndërsa fëmijët që vijnë nga familjet ku kryefamiljari merr pagë mujore nën tre mijë lekë, do të përfitojë subvencionimin në masën 50%./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami