Ori u ngjit në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan me këngën “Bosh” të Aurela Gaçes. Performanca e tij mori zemrat e publikut dhe jurisë  që patën vlerësimet më të mira. Por sonte nga shtëpia e ka ndjekur edhe nëna e tij, e cila sapo ka kaluar një sfidë shëndetësore.

Alketa Vejsiu e ndihmon Orin për të realizuar një telefonatë me nënën dhe të dy shpërthejnë në lot. Ori mund të ketë performuar një këngë që titullohet “Bosh”, por duket se sonte është më plot me emocione se kurrë.

Nëna: Alo!

Ori: Ma, e pe performancën?

Nëna: Po bir po! Shpirt! E emocionova shumë dhe të më falësh që s’jam dot sot aty pranë jush…të uroj suksese të mëtejshme bir!

Ori: Nuk e di nëse më dëgjon, por unë do të përpiqem për çdo gjë që do të bëj, qoftë në muzikë, qoftë në jetë në përgjithësi, të të bëj krenare dhe shumë faleminderit për gjithçka!/tvklan.al