Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kartat telefonike të ligjshme mbajnë 200 impulse e poshtë. Ndërsa kjo kartë që është përdorur dy vjet më parë nga Telekomi tani mbushet nga vjedhësit deri me 5000 impulse. Pranë çdo kabine të telefonave publik shitësit mbajnë edhe këto karta, impulse e të cilave kushtojnë edhe më lirë se normalja. Pa dashur të identifikohen vjedhësit shpjegojnë se kanë sjellë nga Greqia një aparat me sistem manjetik, që i montohet telefonit brenda.
Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit Shqiptar Dhimitraq Rafti pranoi se ka vjedhje të impulseve, por deklaroi se nuk dinte gjë për kartat me mbi 200 impulse. Sidoqoftë ai thotë se si masë sigurie Telekomi Shqiptar do të hedh në qarkullim një tip të re karte të koduar, e cila ka mundësi të shmang zgjedhjet./tvklan.al