Një statujë prej dylli e ish-Presidentit Abraham Lincoln nuk arriti që t’i rezistonte temperaturave të larta në Uashington. Vapa ekstreme ka sjellë shkrirjen e pjesshme të statujës, duke bërë që koka prej dylli e Lincoln të mënjanohet.
Memoriali ndodhet në vendin e Kampit Barker në Uashington DC, një kamp refugjatësh i epokës së Luftës Civile që dikur strehonte afrikano-amerikanë, ndërsa tani është “shtëpia” e një shkolle fillore.
Statuja është vendosur jashtë shkollës fillore Garrison si pjesë e Serisë së Monumenteve Wax nga artistja Sandy Williams IV. Kjo nuk është hera e parë që statuja ka probleme me shkrirjen.
Memoriali u instalua në të njëjtin vend Shtatorin e kaluar, por versioni i parë prej dylli përfshinte mbi 100 fitila që u ndezën para kohe, duke shkrirë një pjesë të konsiderueshme të instalimit të artit përpara ceremonisë së përurimit të tij./tvklan.al