Leipzig po përballet me një situatë të vështirë në Bundesligë, por edhe në Ligën e Kampioneve.
Rezultatet janë larg pritshmërive dhe kjo mund të sjellë largimin e trajnerit Marco Rose. Drejtuesit po përgatiten për ndryshime në stol dhe një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e ekipit është Erik Ten Hag.
Holandezi u shkarkua pak ditë më parë nga drejtimi i Manchester United, por sipas “Sky.de”, është kandidat kryesor për stolin e Leipzig.
Përveç Ten Hag, në listë është edhe Roger Schmidt, por holandezi qëndron në krye për momentin. Mbetet të shihet në ditët e ardhshme, nëse rezultatet e ekipit gjerman do të ndryshojnë, ku do të ndikojë edhe e ardhmja e trajneri Rose. /tvklan.al