Janë bllokuar 3 pika të kryqëzimit te Rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Kanë ndërhyrë forcat policore pasi ka shumë automjete të bllokuara.
Në pamje shihet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka që ka përplasje fizike me njërin prej efektivëve të policisë. Duket se situata është tensionuar menjëherë mes uniformave blu dhe protestuesve. Këta të fundit kanë si synim “paralizimin” e lëvizjes në kryeqytet, si një prej formave të mosbindjes civile.
/tvklan.al