Vendimi pas humbjes së thellë, i hap rrugët Trump të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e Nëntorit
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley është tërhequr nga gara presidenciale e 2024-ës, pasi humbi çdo shtet, përveç Vermontit, në garat paraprake të Super Martës.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e madhe që kemi marrë nga i gjithë vendi ynë i mrekullueshëm, por tani ka ardhur koha për tu tërhequr nga gara. Kam thënë se kam dashur që amerikanëve tu dëgjohet zëri. E kam bërë këtë. Nuk jam penduar. Megjithëse nuk do të jem më kandidate, nuk do të ndaloj së përdoruri zërin tim për gjërat në të cilat besoj.”
Vendimi i Haley për t’u tërhequr nga gara vjen pas fitores së Trump në 14 nga 15 garat për emërimin e republikanëve.
Ajo qëndroi në fushatë më gjatë se çdo rival tjetër republikan i Trump, por në asnjë moment nuk paraqiti një kërcënim serioz për ish-presidentin i cili vazhdon të gëzojë mbështetje shumë të madhe në mesin e republikanëve, pavarësisht aktakuzave të shumta penale me të cilat përballet.
Teksa ajo ka kritikuar hapur Trumpin për muaj të tërë, Haley e rriti retorikën e saj pas zgjedhjeve paraprake në Neë Hampshire. Ajo shpesh ka vënë në pikëpyetje aftësitë e Trump ashtu edhe të presidentit Biden për shkak të moshës.
Klan News