Sizmiolologët: Tërmetet nuk mund të parashikohen
Presidenti Ilir Meta i qëndron shqetësimit për rrezikun e një tërmeti apokaliptik që mund të godasë të gjithë Ballkanin. Një ditë pas letrës dërguar kryeministrit, zv/kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes, Këshilltari i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri tha në një dalje për mediat se institucionet shqiptare nuk duhet ta nënvlerësojnë këtë situatë.
Bahri Shaqiri, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Republikës: Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti.
Po vetë sizmiologu grek Akis Tsenelis u shpreh për shqiptarja.com se nuk ka bërë asnjëherë parashikime specifike për tërmete, duke e cilësuar lajmin të rremë dhe qesharak. Edhe sizmiologu Hamza Reçi, një ish student i shkencëtarit grek thotë se nga pikëpamja shkencore është e pamundur që tërmetet të parashikohen.
“E pamundur të parashikohen tërmetet nga pikëpamja shkencore. Nuk ka sens për një shqetësim apo panik publik sepse një tërmet nuk mund të jetë apokaliptik apo shkatërrues për një rajon kaq të madh sa Ballkani”.
Në letrën e Presidentit kërkohej informacion nëse institucionet shqiptare kishin komunikuar me zotin Tselenis dhe nëse janë marrë masat në rast të një goditje nga një tërmet apokaliptik.
Tv Klan