Një tërmet i fortë është regjistruar në Greqi.
Referuar Qendrës Sizmologjike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 ballë, 10 km i thellë dhe me epiqendër 78 km nga Karpathos, dhe 154 km nga Rodhos.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Turqi, në Mugla dhe Izmir.
Sipas mediave greke, nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa tërmeti është pasuar edhe me disa pasgoditje, 3.4, 3.8 dhe 3.9 ballë.
Ndërkohë siç ka pohuar sizmologu Efthimios Lekkas, ky termët nuk ka lidhje me atë të Turqisë, ndërsa shtoi se nuk priten lëkundje më të forta se këto. /tvklan.al