Rakhmat Akilov, 39-vjeçari nga Uzbekistani që shkaktoi sulmin terrorist në Stokholm, veproi në shenjë hakmarrjeje për bombardimet ndaj Shtetit Islamik. Ai u ka thënë hetuesve suedezë se ishte i kënaqur për aktin e kryer dhe se sulmi u krye ashtu siç e kishte planifikuar. Autoriteteve në Suedi, konfirmuan se Akilov kishte simpati për xhihadistët dhe kishte publikuar në internet materiale propagandistike.
Rakhmat Akilov mësohet se është një ish-azilkërkues, të cilit i ishte refuzuar e drejta për azili pasi kishte mashtruar autoritetet. Mediat vendase raportojnë se ai kishte gënjyer, duke u hequr si i dhunuar në Uzbekistan.
4 persona mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes në Stokolom. Qytetarët mbajtën homazhe në kryeqytetin suedez, në kujtim të viktimave.
Krahas frikës nga terrorizmi, autoritetet i druhen edhe forcave vendase të ekstremit të djathtë, pas informacioneve nga inteligjenca se mund të hakmerren nga emigrantëve të shumtë që ndodhen në Suedi.
Tv Klan