Tesla do te revolucionarizojë industrinë e automjeteve. Së fundmi Elon Musk ka prezantuar krijimin  e tij të fundit, Tesla CyberCaB, një robotaxi, që pritet të mbërrijë në tregun amerikan brenda vitit 2027.

Ky automjet, 100% elektrik, do të ketë një ccmim të ulet, që pritet të jetë me pak se 30 mijë $, nuk do të ketë në kabinë as pedale dhe as timon, pasi do të komandohet plotësisht në mënyrë robotike e automatike ku pasagjerët do te udhëtojnë në mënyrë të sigurtë.

Do të ketë një teknologji të përparuar, me përfshirjen në drejtim të telekamerave, Inteligjencës Artificiale dhe rrjetit neural. Një karakteristike unike është karikimi i baterive, që do të realizohet vetëm nëpërmjet teknologjisë Ëireless, dukle eleminuar fisha për lidhjen me prize.

Kabina do të jetë vetëm për dy përsona, është në stil mjaft minimalist. Sipas Elon Musk, ky mjet transporti është projektuar dhe të reduktojë shumë kostot e transportit privat në rreth 0.12 Euro për km, dhe mund të blihet e përdoret nga të gjithë, pra nuk do jetë vetëm taxi.

Klan News