Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 47 i SHBA ku kjo fitore konsiderohet historike për shkak të diferencës së thellë të votave elektorale që mori ndaj Kamala Harris.
Dritan Nesho në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku puntatën e sotme është zhvendosur në SHBA, u shpreh se gjatë vitit të parë të Presidencës Trump do të gjendet një zgjidhje sa i takon çështjes palestineze në Gaza.
Ndërkohë sa i takon luftës në Ukrainë, Nesho tha se mund të kemi një zgjidhje të negociuar edhe pse në këtë rast çështja është më e vështirë.
Dritan Nesho: Brenda vitit të parë të Presidencës Trump do të ketë një zgjidhje për çështjen palestineze në Gaza sepse sekreti është ardhja e Arabisë Saudite për të garantuar sigurinë e Izraelit brenda në territoret palestineze. Ky do të jetë garantimi. Duhet një garantor i jashtëm që çfarë ndodhi në 7 Tetor të mos ndodhi më për Izraelin dhe këtu do të ketë edhe njohjen e Izraelit nga Arabia Saudite dhe një rikthim të akordeve të Abrahamit që është një nga ritet e mëdhaja të politikës së jashtme të Presidentit Trump në kohën e kaluar për të krijuar dhe për të zhvilluar ekonomikisht vendin.
Blendi Fevziu: Po problemi i Ukrainës?
Dritan Nesho: Edhe për Ukrianën mendoj që do të ketë një zgjidhje të negociuar. Mbase njohja e Krimesë për Rusinë dhe ikja e trupave ukrainase nga Rusia në shkëmbim për territoret që ka pushtuar Rusia. Mbase mund të jetë një urë nëpërmjet Krimesë dhe Rusisë që kalon në jug të Ukrianës. Trumpi do të përpiqet të gjejë një zgjidhje dhe në proces të tërheq Rusinë nga miqësia e saj me Kinën, kundrejt perëndimit duke normalizuar Putinin. Ky është një proces që ka shumë rreziqe për Ballkanin dhe sidomos për faktorin shqiptar në Ballkan dhe ka rreziqe për Ukrainën. Gjeorgjinë dhe vende që janë satelitë të Rusisë, por është një rokadë e madhe gjeopolitike që vetëm Trump mund ta bëjë në stilin e tij./tvklan.al