Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në shkallë globale të kompanisë. Sipas raportit më të fundit vjetor, prodhuesi i makinave kishte 140 mijë e 473 punonjës në të gjithë botën.
“Ne kemi bërë një rishikim të kompanisë dhe kemi marrë vendimin e vështirë që të reduktojmë numrin e punonjësve tanë me më shumë se 10%. Nuk ka asgjë që urrej më shumë se kjo, por duhet bërë. Kjo do të na mësojë për ciklin e ardhshëm të fazës së rritjes”, thuhet në emailin që Musk i ka dërguar punonjësve.
BBC News raporton se një punonjësi të Teslas, të cilit i ishte komunikuar lajmi i shkarkimit nga puna, tha se menjëherë më pas, atij dhe gjithë pjesës tjetër të punonjësve të pushuar, u ishte bllokuar aksesi në emailin e kompanisë dhe nuk kishin mundësi që të kthenin përgjigje.
Tesla ka raportuar një rënie në dërgesat e automjeteve në 3-mujorin e parë, e para në gati 4 vjet. Disa analistë i kanë përshkruar këto rezultate si një periudhë e trazuar për kompaninë. Duket se Tesla ka filluar të ndjejë ndikimin e ngadalësimit të kërkesës për automjete elektrike./tvklan.al