Pas Tiranës një tjetër ndryshim në pankinat e skuadrave të Superligës. Këtë herë është Teuta ekipi që ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun Edi Martini.
Rezultatet negative në javët e fundit kulmuar me atë 0-2 ndaj Partizanit kanë detyruar presidencën për të ndarë rrugët me shkodranin. Në një status në rrjetet sociale, klubi i Teutës falenderon Martinin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë.
Një lëvizje që vjen pas tre humbjeve radhazi, 2 në kampionat dhe atij eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, por edhe 4 ndeshjeve rrjesht pa fitore. Pozicionin e Edi Martinit në krye të Teutës do e marr Bledar Devolli.
Pas largimit nga Liria, tekniku është gati për tu rikthyer sërish në elitën e futbollit shqiptar. Misioni në krye të Teutës do të jetë ai i i ngjitjes në renditje.
Për momentin, durrsakët gjenden të 7-ët në renditje me 23 pikë, 3 më shumë se pozicioni ku ndodhet Laçi në zonën play-out të rënies nga kategoria.
Klan News