Laçi mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0, në sfidën e javës së 24-t, e cila u luajt në Korçë.

Kurbinasit ishin dominues dhe ia dolën të marrin tre pikë të rëndësishme, falë golave të Bullarit dhe Cordeiro Melos.

Zhgënjim total nga juglindorët që e kishin të vështirë për të rrezikuar portën mike, ndërsa nga minuta e 62-të luajtën me 10 lojtarë, pasi Rashica u ndëshkua me të kuq.

Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 27 pikëve, në vendin e gjashtë. Skënderbeu mbetet i fundit me 20 pikë.

Sfida tjetëe mes Teutës dhe Dinamos nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim pa gola. Kryeqytetasit renditen në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa durrsakët mbajnë vendin e tetë me 24 pikë.  /tvklan.al