Letër Albin Kurtit si kreu i Vetëvendosjes
Pas konsultimeve me partitë politike, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është përcaktuar për formimin e një qeverie të re.
Ai përmes një letre dërguar kreut të LVV-së, në këtë rast Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i ka kërkuar të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për Kryeministër.
Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, ndërsa thotë se LVV-ja është subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e 6 Tetorit dhe ka të drejtën e propozimit të një kandidati të ri për Kryeministër.
Presidenti Thaçi paradite kishte vazhduar konsultimet me partitë parlamentare, përfshirë edhe deputetët e pakicave të tjera dhe ata të Listës Serbe, për të gjetur një zgjidhje pas shkarkimit të qeverisë Kurti nga Kuvendi.
Javën e kaluar, deputetët me kërkesë të partnerit të koalicionit LDK kishin votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Tv Klan