Takimi me liderët e vendeve ballkanike në Bërdo të Kranjit ka bërë që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të ndryshojë.
Ky ndryshim ka të bëjë vetëm me bindjet e tij. Me t’u kthyer në Prishtinë kryeministri Thaçi mendon se pas këtij samiti shtetet e Ballkanit do të ecin më shpejt drejt integrimeve euroatlantike. Miratimi i deklaratës e shtyn shefin e ekzekutivit kosovar të mendojë në këtë mënyrë.
Hashim Thaçi: “Deklarata e përbashkët ishte një zotim për të ndihmuar secili shtet secilin, por dhe për nevojën për të njohur njëri tjetrin.”
Komentatorët politik slloven e kanë vlerësuar samitin e vendeve ballkanike dhe diplomacinë sllovene si të dyshuar për shkak se nuk arrin ta sjellin aty presidentin serb, Boris Tadic, ndërsa kryeministri Thaçi ka një mendim tjetër për organizatorët.
Hashim Thaçi: “Definitivisht është vendimi i shtetit përkatës pjesëmarrja ose mospjesëmarrja, por takimi i Berdos ka pasur suksesin e plotë prej organizatorëve, por në veçanti për republikën e Kosovës.”
Po në rast se në Bërdo do të vinte Tadic a do të shtrëngonte Thaçi duart me të.
Hashim Thaçi: “ Unë nuk kam asnjë paragjykim për të shtrënguar duart me liderët e zgjedhur të ndonjë vendi përkundrazi ne ndjekim politikën e bashkëpunimit.”
Spanja si kryesuese e bashkëpunimit Evropian është duke përgatitur mbajtjen e një konference të ngjashme në Sarajevë.
Kryeministri kosovar pohoi se Kosova në çdo vend që do të marrë pjesë do të prezantohet vetëm si shtet dhe jo ndryshe./tvklan.al