Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë takuar këtë të diel djalin e tyre në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Babai dhe nëna e tij që po i afrohen moshës 90-vjeçare qëndruan disa orë me të.
Pas daljes nga takimi babai i Thaçit tha se djali u mungon shumë dhe se vendi i tij nuk është Hagë, por në Kosovë.
Thaçi po qëndron në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020 bashkë me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, Kadri veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Më 21 maj është seanca e radhës në procesin ndaj tyre ku do të shqyrtohet kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Tv Klan