Thatësira torturuese në Kenia, e cila zgjat prej dy vitesh ka shkaktuar humbje prej 2% në popullatën më të rrallë të zebrave në botë si dhe ka pakësuar numrin e elefantëve.

Trupat e kafshëve të ngordhura që kalben mbi dhe, përfshirë gjirafat dhe bagëtitë janë kthyer në një pamje të zakonshme në Kenian veriore, ndërsa tharje të paprecedenta vazhdojnë të varfërojnë burimet e ushqimit dhe ujit.

Zebra Grevy, lloji më i rrallë në botë i kësaj specieje, është edhe e prekura më së shumti nga thatësira.

Nëse sezoni i shirave nuk ndodh, zebra Grevy do të përballet me një kërcënim serioz urie. Prej Qershorit, kemi humbur 58 zebra Grevy dhe rastet e ngordhjes po rriten teksa thatësira forcohet”, tha për  “CNN” Belinda Low Mackey, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Grevy’s Zebra Trust.

Edhe kafshët që i rezistojnë kushteve të vështira nuk po ia dalin të mbijetojnë. Mes tyre edhe deveja, e cila njihet për mbijetesën e saj për ditë të tëra pa ujë.

Devetë janë një burim i vlefshëm për shumë njerëz në këtë rajon. Shkretëtirat e Kenias… tani janë të ndotura me kufomat e tyre”.

Kenia është në prag të sezonit të pestë të humbur të shirave dhe shërbimi metereologjik parashikon “më thatë se kushtet mesatare” për pjesën tjetër të vitit./tvklan.al