Maldivet i dëshirojnë të gjithë, por ato janë mjaft larg dhe kushtojnë jo pak. Britanikja “The Mirror” thotë se ka një zgjidhje shumë më afër shtëpisë dhe me kosto më të përballueshme duke sugjeruar pikërisht Shqipërinë.
Në një shkrim të saj, citohen ekspertë të Booking që thonë se prej dy vitesh turistët po zgjedhin plazhe të shkëlqyera për një qëndrim të jashtëzakonshëm buzë detit në vendin ballkanik. “Mirror” shkruan se e vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, Shqipëria ofron një qëndrim me një buxhet mjaft më të ulët në krahasim me opsionet e tjera në rajon.
Gazeta britanike thekson se Booking ka shpallur qytetin bregdetar të Vlorës si një nga destinacionet e tij kryesore për këtë vit. Xhevahiri i Ballkanit, është arratisja më në trend në plazhe për vitin 2024 për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të përballueshme për të gjitha llojet e udhëtarëve,” citohet Booking.
E vendosur në jugperëndim të vendit, Vlora është një perlë e nënvlerësuar, pika e fillimit të rivierës shqiptare është një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar këtë bregdet me diell. Ai u ofron vizitorëve Maldivet në Europë, një opsion i mirëpritur për 43% të udhëtarëve britanikë që kërkojnë pushime luksoze me kosto të ulëta.
Tv Klan