Një 41-vjeçar i cili po hetohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, është kapur duke thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
Në pranga ka rënë K.H., i cili u kap në Devoll gjatë një kontrolli rutinë nga patrulla e policisë.
41-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie për hetimin që po kryhet ndaj tij dhe shkeli masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Ai u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /tvklan.al