Qindra tifozë të Real Madridit festuan në rrugët e kryeqytetit spanjoll mbrëmjen e së shtunës pasi skuadra e tyre siguroi matematikisht trofeun e kampionatit.
Madrilenët mbushën sheshin e shatërvanit Cibeles në qendër të Madridit. Real Madridi fitoi titullin rekord të 36-të të La Liga. Skuadra e Ancelottit arriti suksesin 3-0 ndaj Cadis, ndërsa nga ana tjetër, Girona fitoi 4-2 ndaj Barcelonës, duke sjellë kështu avantazhin prej 13 pikësh të madrilenëve.
Me bluzat dhe simbolet e skuadrës, ata treguan mbështetjen e tyre dhe lumturinë për arritjen e skuadrës. Por fitorja e La Liga nuk u bën më përshtypje. Tashmë synimi është në Champions.
“Jam më i emocionuar për atë që kemi përpara. Fitorja e sotme sa na ka hapur oreksin për të mërkurën në gjysmëfinalet e Champions League kundër Bayern Munich.”
Reali tani do të përqëndrohet në Champions për të synuar trofeun. Përballja e parë në Mynih me Bayern përfundoi në barazim 2-2.
Tv Klan