Kufizime në përdorimin e filtrave! Është kjo masa më e fundit që është marrë nga rrjeti social TikTok, pas shqetësimeve në rritje sa i takon ndikimit negativ në shëndetin mendor tek të miturit.

Sipas “The Guardian”, në javët e ardhshme të gjithë përdoruesit nën 18 vjeç nuk do të kenë mundësinë të përdorin efekte që ndryshojnë tiparet e tyre, si përshembull sy më të mëdhenj, buzë të theksuara apo ton tjetër i lëkurës.

Më i njohuri është efekti “Bold Glamour” i cili ndryshon në mënyrë të frikshme pamjen e njerëzve.

TikTok ka njoftuar se për këto ndryshime u mor vendimi gjatë një forumi të zhvilluar në Dublin. Po ashtu do të merren masa më të rrepta për të bllokuar përdoruesit nën 13 vjeç, përmes një sistemi që do të dedektojë kur dikush nuk e shënon moshën e vërtetë.

Filtrat e bukurisë shkaktojnë ankth tek këto mosha, sidomos tek vajzat të cilat pas përdorimit të tyre, ndihen të shëmtuara.

/tvklan.al