1 Janari e ka gjetur Tiranën të boshatisur. Shumica e bizneseve kanë ulur qepenat.

Në rrugë janë të pakta makinat dhe kalimtarët.

Temperaturat e larta janë shoqëruar me ditë plot diell. Kjo ka bërë që lokalet të jenë plot për ata që kanë zgjedhur që vitin 2025 ta nisin duke pirë kafen e parë për këtë vit.

Ajo që duket se është zhdukur është tradita e vizitave në familjet e miqve dhe të afërmve në ditën e parë të vitit.

Pas një nate festive dhe plot zhurmë, kryeqyteti po reflekton ditët e pushimit.

Tv Klan