2 persona humbën jetën në një aksident këtë pasdite në fshatin Mjedë, në rrugën Vau i Dejës- Kryebushat, pasi u përplasën nga një makinë.
Viktimat, të dy këmbësorë, u identifikuan nga policia si Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip.
Grupi i hetimit po vijon me veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit.
Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të premteje një tjetër aksident me pasojë një të vdekur u regjistrua tek mbikalimi Ishull-Lezhë.
Këto janë edhe pamjet nga aksidenti që ndodhi rreth orës 07:00 ku një automjet tip “Benz” u përplas me një motor.
Si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit, Pavlin Ndoj, 56 vjeç, ndërroi jetë.
Shoferi i “Benz”-it është shoqëruar në komisariat. Nga veprimet e para hetimore mësohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.
Tv Klan